Daniel Sturridge është futbollist i ri i Trabzonspor në Turqi.
Ish futbollisti i Liverpoolit u largua nga Anfield pas skadimit të kontratës me Reds dhe ka vendosur ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit turk.
Trabzonspor ka zyrtarizuar transferimin e tij me një postim në rrjetet sociale.
