Ky është raporti i Afrona Dikas me vjehrrën e saj

11:32 | 22 Gusht 2019

Afrona Dika flet për raportin e saj me vjehrrën dhe takimin e tyre të parë.

Pas një romance 5 vjeçare e cila që prej ditës së parë ishte në fokus të mediave që përcollën çdo hap, çifti i njohur kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me 21 Shtator.

Një muaj përpara datës së madhe, Afrona ka dhënë një intervistë për Revistën Class.

Mes tjerash, teksa shpreh emocionet e mëdha në prag të dasmës, ajo ka folur edhe për raportin me vjehrrën.Si do ta përshkruaje marrëdhënien me vjehrrën?

Kam shumë respekt ndaj saj, sepse është nëna e njeriut që dua shumë.Si ka qenë takimi i parë me vjehrrit e tu?
Ndihesha shumë në siklet para se të takoja prindërit e Blerimit.

Edhe pse jam tip i hapur atë ditë kisha shumë emocione. Mendoja si do të nisë prezantimi, biseda etj.

Besoj si çdo vajzë që takohet për herë të parë me familjen e partnerit, që dëshiron që të jetë perfekte çdo gjë dhe të mos gabojë apo të mos ta teprojë.

Por sapo u përshendetëm më hynë aq shumë në zemër, saqë dukej sikur i njihja prej vitesh dhe u ndjeva shumë mirë.

Komento: