Milan duhet ta shesë Donnaruman te PSG

13:16 | 22 Gusht 2019

Ish-legjenda e Milanit, Jose Altafini foli për QS në lidhje me situatën aktuale në klub, si dhe strategjitë e tregut të transferimit të menaxhimit të kuqezinjve.

“Ekipi nuk është akoma i vendosur si një organik por gjithçka varet nga ajo që do të ndodhë në javët e fundit. Menaxhmenti po përpiqet të shesë disa lojtarë. Nuk e kam parasysh ekipin në përgjithësi”, tha ai.

“Ndoshta në një nivel strategjik, unë do ta kisha shitur Donnarumma te PSG dhe do të përpiqesha të përforcoja ose mesfushën ose sulmin me një nënshkrim të shkëlqyeshëm. Një sulmues? Jo, ndoshta një lojtar mbështetës për Piatek. Ai nuk është një futbollist që më ngjan mua shumë por mua më pëlqen dhe mendoj se ende mund të shënojë shumë gola”, shtoi Altafini.

Komento: