Inter – Sanchez, lajmi i fundit nga Anglia

17:23 | 22 Gusht 2019

Transferimi i Alexis Sanches në Inter po vazhdon të mbetet ende vetëm një spekulim.

Mediet nga Mançesteri kanë hedhur poshtë gjitha zërat e ditëve të fundit për transferimin e Alexis Sanchez në Serie A te Inter.

Ylli kilian nuk duket në listën e lojtarëve të preferuar të trajneri Ole Gunnar Solskjaer, dhe kjo ka bërë që të jetë pjesë e spekulimeve, që e lidhin me një rikthim në elitën e futbollit italian.

Sipas ‘Manchester Evening Neës’, Inter nuk kanë dërguar zyrtarë në Angli për të diskutuar mbi transferimin e mundshëm të Alexis Sanchez, përcjell lajmi.net.

Ky lajm bën që të shuhen gjitha thashethemet e ditëve të fundit.

Në Serie A, afati kalimtar qëndron hapur edhe dhjetë ditë, dhe deri atëherë, mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Sanchez, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Arsenal, Barcelona dhe Udinese.

Komento: