
Suso ka vendosur që djersitë fanellen e Milanit të paktën edhe për një sezon.
Ai ka refuzuar ofertën e bërë nga Fiorentina.
Edhe pse ishte spekuluar se Suso mund të tundohej nga oferta e majme e Fiorentinas, lojtari spanjoll nuk e ka tradhtuar Milanin, përcjell ORAinfo.

Ai ka vendosur që edhe për të paktnë një sezon ta vesh fanellën ‘Kuq e Zi’.
Ky lajm duket se do t’i gëzojë tifozët e Milan, pasi Suso ishte ndër lojtarët me të dalluar në ndeshjet parasezonale me Milan. /ORAinfo/