Lamtumirë Barcelona, transferohet në Schalke

20:33 | 22 Gusht 2019

Juan Miranda është larguar nga Barcelona.

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Juan Miranda, do t’i bashkohet skuadrës gjermane Schalke në formë huazimi për dy vite të ardhshme, bën të ditur gazeta “AS” të enjten.

Miranda është kërkuar nga Juventusi këtë verë.

Skuadra torineze kishte ofruar tetë milionë euro për 19-vjeçarin, mirëpo Barcelona kërkoi 12 milionë euro. Ai është kërkuar edhe nga Marseille.

rcelona

Talenti i Barcelonës karrierën tash do ta vazhdojë në Bundesligë te Schalke, pasi është arritur marrëveshja e huazimit për të.

Kjo do t’i mundësojë Mirandas, që gjendet te Barça që nga mosha 14-vjeçare, që të marrë përvojë loje me skuadër të parë.

Komento: