
Arturo Vidal nuk do të transferohet në Inter gjatë kësaj vere.
‘Neroazurët’ pasi dështuan të transferojnë kilianin verën e kaluar, janë duke tentuar të njëjtën gjë ta bëjnë edhe këtë afat kalimtar.
Por, MundoDeportivo raporton se kampionët e La Ligas kanë refuzuar ofertën e Interit, për Vidal, përcjell lajmi.

Vidal po pëlqehet shumë nga Antonio Conte, me të cilin kanë punuar te Juventus, ku kanë fituar disa tituj të Serie A.
Me refuzimin e Barcelonës për Vidal, Interit i mbetet të shikojë alternativat tjera për mesfushën.