Lamtumirë Neymar, PSG e gjen në Serie A zëvendësuesin e tij

23:19 | 22 Gusht 2019

PSG është gati për të bërë transferimin e Paulo Dybalas nëse largohet Neymar.

Sipas asaj që është raportuar sot nga Tuttosport, PSG janë të gatshëm të bëjnë presion për të nënshkruar Paulo Dybala nga Juventus nëse Neymar largohet nga klubi francez këtë verë, përcjell ORAinfo.

Neymar ka qenë i lidhur me lëvizjet te Real Madrid dhe Barcelona, ndërsa Dybala tashmë kishte refuzuar transferimin në Manchester United dhe Tottenham Hotspur këtë verë.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është një tifoz i madh i Dybala, megjithatë po shikon mundësinë e rregullimit të marrëveshjeve në javën e fundit të mbylljes së tregut të transferimeve. /ORAinfo/

Komento: