ZYRTARE: Lojtari që u transferua verën e kaluar largohet nga Milan

15:05 | 23 Gusht 2019

Ivan Strinic është larguar nga Milan.

Sipas raportimeve nga Sky Italia, ylli kroat ka ndërprerë kontratën e tij me AC Milan, vetëm një vit pasi arriti në një transferim falas, përcjell ORAinfo.

Kontrata e Kroatit duhej të skadonte në vitin 2021, por pas një takimi mes palëve dje, u arrit një marrëveshje që të ndërpritet menjëherë kontrata.

Kujtojmë që Strinic ka luajtur pak lojë me Milanin pasi me të arritur në ‘San Siro’ sezonin e kaluar ai ka pasur një problem me zëmër duke ju nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjike. /ORAinfo/

Komento: