
Mauro Icardi pritet të largohet nga Inter gjatë kësaj vere. Interesim për të kanë shprehur dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Napoli.
Por sulmuesi argjentinas ka thënë se nëse largohet nga Inter, dëshiron t’i bashkohet vetëm Juventusit.
Tani Tuttosport raporton se fati i Icardit do të zgjedhet së shpejti. Kjo pasi sipas këtij mediumi, Napoli ka përshpejtuar përpjekjet e tyre për transferimin e Icardit.

Kjo ka bërë që Juventus të mendoj për ofertën e parë për Icardin.
‘Zonja e vjetër’ po planifikon të paraqesin një ofertë me 1 shtator prej 30 deri në 40 milionë euro. Kjo ofertë mund të duket qesharake për drejtuesit e Inter, të cilët të lënë të lirë lojtarin po kërkojnë hiq me pak se 55 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse klubi ‘Kaltër e Zi’ do ta pranojë ofertën e Juventusit për Icardin. /ORAinfo/