
Portieri Keylor Navas është vendosur të mbyllë aventurën e tij pesëvjeçare me Real Madrid, pasi ai i afrohet një transferimi te PSG,raporton AS.
32-vjeçari është zëvendësuar në ekipin e Madridit nga Thibaut Courtois, dhe tashmë ka qenë në bisedime me ekipin franceze për sa i përket kushteve personale, përcjell ORAinfo.

Tani, mendohet se Madridi mund të jetë i gatshëm të lejojë Navas të linte një transferim falas në mënyrë që të kursente para në pagat e tij./ORAinfo/