‘Dardanët’ në festë, super lojtari merr leje nga FIFA të luaj për Kosovën

17:21 | 23 Gusht 2019

Futbollisti shqiptar, i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtar, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

FFK-ja thotë se institucionet shtetërore përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Dresheviqit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.

Komento: