
Monaco, bëri një ofertë për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, por Sky Sport Italia këmbëngul që ajo u refuzua plotësisht nga klubi dhe lojtari.
RMC Sport kishte raportua se Monaco ishin në negociata për yllin e Bregut të Fildishtë me një propozim 20 milion €,përcjellORAinfo.

Kjo do të ishte dukshëm më pak sesa shuma që Rossoneri harxhoi për të, pasi ai mbërriti në një hua dy-vjeçare nga Atalanta për 8 milion € me detyrim për të blerë në 2019 për një tjetër 24 milion euro.
Prandaj nuk është për t’u habitur që eksperti i transferimit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se Milani dhe Kessie kundërshtuan ofertën si shumë të ulët./ORAinfo/