Barcelona përfshinë yllin e madh në marrëveshje për ta transferuar Neymarin

17:54 | 23 Gusht 2019

Barcelona beson se shansi i tyre më i mirë i mbetur për të transferuar Neymar nga Paris Saint-Germain është të përfshijë Ousmane Dembele në marrëveshje, raporton le10sport.

Dembele është një lojtar që PSG dëshiron dhe Barca ka vendosur ta përfshijë atë në ofertën e tyre të fundit në klubin Ligue 1 për yllin e Brazilit, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Dembele nuk dëshiron të largohet nga klubi, pavarësisht presioneve që janë vendosur ndaj tij nga Barca në mënyrë që ta përfshijnë atë në një marrëveshje, dhe klubi duhet të punojë për ta bindur atë të bashkohet me PSG./ORAinfo/

Komento: