ZYRTARE: Këtë fanellë do ta vesh Icardi

18:37 | 23 Gusht 2019

Inter kanë konfirmuar se Mauro Icardi është në skuadrën e tyre në Serie A këtë sezon dhe do të veshë Nr 7.

Icardi dukej se ishte në largimin e tij nga Interi, por këmbëngulja e tij për t’u larguar vetëm për Juventus e ka mbajtur atë në San Siro,përcjell ORAinfo.

Argjentinasi ka mbetur jashtë stërvitjes së skuadrës së parë për muajin e kaluar, ndërsa Romelu Lukaku që nga atëherë ka marrë Nr 9 të tij.

Sidoqoftë, Sport Mediaset pretendon se ai kërkoi fanellën Nr 7 të klubit – si një shenjë e synimit të tij për t’u riinteguar ./ORAinfo/

Komento: