
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni beson se kuqezinjtë janë skuadra e botës dhe Juventus është vetëm ekipi i Italisë.
Scaroni ishte duke folur për shtypin në një intervistë të fundit që ai dha gjatë seancës stërvitore të klubit ku tha se Milan është ekipi me i dashur botëror, përcjell ORAinfo.

“Milani në botë as që e sheh Juve: Milani është një ekip botëror sepse ata fituan shtatë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Scaroni.
“Juventus është një ekip italian sepse ata fitojnë kaq shumë tituj të ligës. Atëherë i urren shumë sepse ishin të shkëlqyeshëm”, ka shtuar ai. /ORAinfo/