Sot do të nis sezoni 2019/2020 në Serie A.
Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Parmës dhe Juventusit, që luhet në Tardini, duke filluar nga ora 18:00.
Kampionët e Italisë pritet të startojnë këtë sezon me Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldon në fazën e sulmit.
Ndërsa nga transferimet e ardhura, nga minuta e parë do të jetë Adrien Rabiot.
Formacionet e mundshme:
Parma: Sepe; Laurini, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Hernani, Brugman, Barillà; Kulusevski, Inglese, Gervinho
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo