
Derbi i së shtunës në Premierligë është fituar nga Liverpool.
‘Të Kuqtë’ kanë triumfuar bindshëm 3-1 në derbin ndaj Arsenal.
Vendasit nuk gjetën golin deri në fund e pjesës së parë, ku pas një goditje standarde realizoi Joel Matip (41’).
Shifrat u dyfishuan menjëherë në gjysmë e dytë kur Mohamed Salah (49’) realizoi nga penalltia e fituar vetë.
Anësori egjiptian (59’) ishte në top formë, pasi shënoi edhe golin e tretë dhe të dytin personalisht, pas një super kalimi ndaj David Luiz.
Në anën tjetër, Lucas Torreira (85′) realizoi golin e nderit për mysafirët.