Barcelona ia jep lajmin katastrofal katalunasëve

21:36 | 24 Gusht 2019

Messi nuk është ende i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Barcelona ka publikuar listën e 18 lojtarëve që janë ftuar për të luajtur kundër Real Betisit.

Barcelona duket se nuk do ta këtë gati as nesër Messin në ndeshjen kundër Real Betisit që do ta zhvillojë në Camp Nou.

Ishte thënë se Messi do të ishte gati për këtë ndeshje por sipas një pozitmi në Twitter të Barcelonës, sulmuesi i njohur argjentinas nuk është ftuar fare për këtë ndeshje.

Gjatë orëve të paradites, Messi nuk kishte marrë pjesë në stërvitje me Barçën.

Megjithatë, Marca kishte shkruar se pavarësisht kësaj ai do të mund të luajë nesër kundër Betisit.

Megjithatë, duket se ai ende nuk është rikuperuar dhe kjo ka bërë që Vallverde edhe këtë javë ta lë jashtë atë

Komento: