Bayern Munchen refuzon yllin e Juventusit

13:52 | 25 Gusht 2019

Emre Can nuk pëlqehet nga Bayern Munchen.

Bayern Munich nuk është duke ndjekur mesfushorin e Juventusit Emre Can dhe merkatoja e tyre ka përfunduar pas zyrtarizimit të Philippe Coutinhos.

Ishte spekuluar që Can po kërkonte largimin me trajnerin e Juve, Maurizio Sarri që e ka vënë në dyshim rolin e tij në Torino këtë sezon.

Por kampionët e Bundesligës nuk janë të interesuar për mesfushorin gjerman – i cili besohet se dëshiron të luftojë për vendin e tij në Juventus.

Ivan Perisic, Philippe Coutinho dhe Mickael Cuisance janë blerjet e fundit të ‘Bavarezëve’ për këtë verë.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Uli Hoeness, i cili ka thënë se tashmë skuadra është e kompletuar.

Komento: