PSG, nuk e ka ndërmend të ndalet.
Gjigandët francezë të Ligue 1, Paris Saint Germain janë duke u përpjekur të transferojnë futbollistin Rapusel Guerreiro, të Borusia Dortmundit, sipas raporteve në median franceze.
Kampionët aktualë të Ligue 1, janë në treg për të forcuar opsionet e tyre për sezonin 2019-20 dhe e kanë identifikuar 25-vjeçarin si përshtatje perfekte.
Nëse marrëveshja do të kalojë, portugezi do të kthehet në Francë pas tre vjetësh pasi ai është bashkuar me Dortmundin në vitin 2016 nga skuadra aktuale e Ligue 2, FC Lorient.