Real dhe Barcelona në festë, Neymar largohet nga PSG

15:25 | 25 Gusht 2019

Real Madrid dhe Barcelona, kanë marrë një lajm të madh.

Merr fund dilema. Neymar është drejt largimit nga PSG-ja dhe kjo nuk ka më dyshime.

Mbrëmjen e sotme, kampionët e francës do të luajnë ndeshjen e 3-të në kampiona, kuy presin në shtëpi skuadrën e Toulouse.

Trajneri Thomas Tuchel, ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar, dhe pjesë e tyre nuk është Neymar, kurse janë jashtë për arsye dëmtimi kanë mbetur Ander Herrera dhe Draxler. Mirëpo, emri i brazilianit nuk theksohet për diçka të tillë.

Duket qartë se mes palëve ka një krisje dhe këto mund të jenë orët e fundit që braziliani kalon në Francë, e shumë shpejtë do të mësojmë edhe skuadrën e tij të re.

Ofertë është bërë nga Barcelona, por gjithashtu edhe nga Real Madrid. Mbetet për t’u parë se cila prej skuadrave do e marrë lojtarin. Në merkato kanë mbetur edhe pak ditë dhe pritet që të ndodhin të tjera lëvizje të mëdha.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Tuchel:

Areola, Bernat, Bulka, Cavani, Choupo-Moting, Dagba, Di Maria, Diallo, Gueye, Innocente, Kimpembe, Marquinhos, Mbappé, Meunier, Paredes, Sarabia, Thiago Silva, Verratti, Zagre.

Komento: