‘Shpërthen’ Romangnoli, tregon fajtorin e humbjes së Milan

21:50 | 25 Gusht 2019

Milan e ka nisur me humbje sezonin e ri në Serie A.

Ai është mposhtur nga Udineze me rezultat minimal 1:0.

I pakënaqur me rezultatin është shfaqur kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli.

Ai ka pasur kritika ndaj gjyqtari, duke thënë se Milan u dëmtua, përcjell ORAinfo.

“’Handball? Duhej të ishte një goditje dënimi, VAR duhej të na jepte penallti. Interpretimi i gjyqtarit? Nuk e di se si ai nuk e shikoi atë si një faull. Ne e dimë se duhet të bëjmë më mirë por kemi besim”, ka thënë Romangnoli.

Pavarësisht kësaj humbje, ai ka thënë se kanë besim të trajneri i ri Giampaolo.

“Ai është një trajner i shkëlqyeshëm që është shumë i përgatitur. Presim më shumë në të ardhmen:, ka thënë kapiteni i Milan. /ORAinfo/

Komento: