
Mauro Icardi pritet të largohet nga Inter gjatë kësaj vere. Kjo pasi ai nuk është në planet e trajnerit të ri të Interit, Antonio Contes.
Këtë e ka vërtetuar trajneri italian edhe ditën e diel, në konferencën e fundit para ndeshjes me Lecce, që Inter e zhvillon të hënën.
Kjo nuk është asgjë e re, pasi ka dy muaj që argjentinasit i është e drejta për të kërkuar një skuadër të re.

Juventus dhe Napoli kanë qenë skuadrat që interesoheshin për shërbimet e tij.
Mediet në Itali raportojnë se Napoli i ka dhënë një ultimatum lojtarit, për të vendosur rreth së ardhmes së tij.
Icardi i duhet deri të martën të vendos nëse do t’i bashkohet Napolit, në të kundërtën, skuadra e Carlo Ancelottit do të tërhiqet nga gara.