
Sulmuesi veteran i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me klubin, raporton Sport Bild.
Ylli polak është një figurë kryesore në linjën sulmuese të skuadrës që nga hyrja në klub në vitin 2014 nga rivalët e ligës Borussia Dortmund,përcjell ORAinfo.

Sa i përket zhvillimit të fundit, kampionët aktualë gjermanë dhe 31-vjeçari ka të ngjarë të bien dakord për një kontratë të re e cila do të zgjasë deri në vitin 2023.
Lewandowski është një nga sulmuesit kryesorë në botë dhe deri më tani ka shënuar 133 gola të ligës në 161 paraqitje./ORAinfo/