Diego Simeone ia shuan shpresat Milanit për Angel Correran

12:40 | 26 Gusht 2019

AC Milan është ende i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas, Angel Correa nga Atletico Madrid.

Drejtuesit e Milan kërkojnë ende lojtarë të rinj për të forcuar skuadrën e tyre nën administrimin e ri të Marco Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Por Diego Simeone duket se i ka shuar shpresat e Milanit për transferimin e Correras në ‘San Siro’.

Ai në një deklaratë për media ka thënë se javën e ardhshme shpreson në rikthimin e Angel Correa dhe Diego Costa në ekip.

Duket se Simeone ende llogaritë në sulmuesin argjentinas dhe nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e tij gjatë kësaj vere.

Mbetet të shihese a do të arrijë Milan t’i bind drejtuesit e Atletico Madid për ta transferuar Correran në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: