Edhe një medalje për Kosovën, Majlinda rrëmben të bronztën në Japoni

14:10 | 26 Gusht 2019

Edhe një medalje i shtohet Kosovës në xhudo.

Kelmendi e mposhti kundërshtaren nga Portugalia Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Në garë për pozitën e tretë, Kelmendi e ka mposhtur Joana Ramos, garuese nga Portugalia.

Kështu pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi merr medalje në kampionatin botëror që po mbahet në Japoni. Nesër priten të garojnë edhe dy xhudistët tjerë kosovarë, Nora dhe Akil Gjakova. Në Japoni prej 25 gusht e deri me 1 shtator, organizohet botërori në xhudo.

Kosova po përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën.

Komento: