Barcelona po e transferon mesfushorin e Juventusit

19:08 | 26 Gusht 2019

Barcelona udhëheq garën për transferimin e Emre Can.

Barcelona thuhet se po e udhëheq garën për transferimin e Emre Can, derisa negociatat me Juventusi po vazhdojnë ende.

Sidoqoftë, Paris Saint-Germian, Bayern Munich dhe Monaco, janë po ashtu në garë për transferimin e mesfushorit gjerman.

Sipas Calciomercatos, Maurizio Sarri është takuar me Emre Canin për t’i treguar se nuk bën pjesë në planet e tij në këtë sezon.

Gjermani ishte po ashtu edhe një zëvendësim i papërdorur në fitoren 1-0 ndaj Parmës, e që ka shtuar zërat për një largim të mundshëm nga Allianz Stadium.

Katalunasit mund të bëjnë një marrëveshje me Zonjën e Vjetër që ta ofrojnë Ivan Rakiticin që kërkohet nga torinezët dhe ta marrin në këmbim Emre Canin.

Komento: