
Inter – Lecce, shikoni çfarë i ka bërë Conte Icardit.
Inter po zhvillon ndeshjen e parë të këtij edicioni në Serie A.
Këtë sezon, Interi po drejtohet nga trajneri italian, Antonio Conte.
Ish trajneri i Chelsea, ka vendosur të mbesë pas vendimeve të tij, në çështjen Mauro Icardi.
Ylli argjentinas nuk është ftuar fare nga trajneri Conte për ndeshjen me Leccen.
Icardi nuk është pjesë e planeve të Interit, dhe Conte i ka kërkuar publikisht largimin në disa shfaqje para gazetarëve.