
Shyhrete Behluli e bënë trupin si peshk.
Shyhrete Behluli është ndër këngëtaret që gjithmonë merr vëmendje për pamjen e saj të jashtme.
Ajo se për çfarë kryesisht komentohet janë paraqitjet e saj dhe kujdesi që ka gjithmonë për veten, si në prezantime skenike ashtu edhe në jetën e përditshme, shkruan Kosovarja.
Është interesante se si gjithmonë arrin të jetë në top formë dhe të duket çdo ditë e më shumë tamam si çikë e re.
Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, Shyhretja vazhdon të tregojë se nuk ka konkurrencë, dhe se nuk po plaket, duke bërë të gjitha femrat t’ia kenë lakmi për format e saj perfekte.

Po të ndalesh dhe ti shikosh të gjitha paraqitjet e saj, të jep përshtypjen e një gruaje shumë të bukur dhe me shumë stil.
Njëjtë ndodhi edhe së fundi, e cila këtë herë u pa pranë kolegut të saj Gold Ag me të cilin numëron edhe disa hite.
Ndonëse dukej perfekt, këngëtarja shumë e dashur sikur habiti tw gjithw këtë herë, pasi me fustanin që pozoi trupi i saj dukej si peshk.
Por, a mund të jetë ky efekti i photoshopit apo si është puna? Sepse kështu nuk është parë kurrë, e sidomos nëse e krahasojmë me atë që shojim në ekran dhe në fotot e tjera.

