Conte e nis sesonin në mënyrë spektakolare me Interin

22:47 | 26 Gusht 2019

Interi i Contes e nis me spektakël –Lukaku debuton me gol në Serie A.

Interi ka arritur ta mposht Leccen me rezultat 4-0 në ndeshjen hapëse për të dyja klubet në këtë edicion të Serie A.

Ashtu siç luajnë ekipet e Antonio Conte, Interi e nisi me shumë vrull dhe me energji ndeshjen.

Pas disa rasteve të njëpasnjëshme, erdhi edhe goli i parë i shënuar në minutën e 21-të.

Ishte Marcelo Brozovic që shënoi një gol shumë të bukur për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe pas tre minutash erdhi goli i dytë. Stefano Sensi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Interi arriti të shënojë edhe dy herë tjera.

Romelu Lukaku shënoi pas një topi të kthyer nga portier për 3-0.

Lecce mbeti me 10 lojtarë, në mesin e pjesës së dytë dhe Interi pas disa minutash e gjeti edhe golin e katërt.

Antonio Cnadreva shënoi për 4-0.

Me këtë fitore Interit merr tri pikët e para në Serie A.

Komento: