Conte me deklaratë të papërmbajtshme për Lukakun

08:43 | 27 Gusht 2019

Inter e ka nisur në mënyrën me të mirë sezonin e ri në Serie A.

Gjiganti italian është bërë lider në Serie A pas javës së parë, duke mposhtur Leccen 4-0.

Në këtë ndeshje debutoi zytarisht trajneri Antonio Conte dhe sulmuesi Romelu Lukaku.

Ky i fundit arriti të shënonte golin e tretë, derisa në listën e realizatorëve hynë edhe Sensi, Brozovic dhe Candreva. Trajneri Conte u shpreh shumë i kënaqur pas ndeshjes.

“U kënaqa dhe shijova të gjitha minutat e ndeshjes pasi realizuam golin e dytë. Rezultati është i shkëlqyer. Sistemi 3-5-2 është model i ri i 4-2-4. Më pëlqeu shumë Lukaku, ai është një zotëri gjigant” deklaroi Conte.

Komento: