Humbën jetën dy punëtore të bankës, dalin detaje të reja

21:19 | 29 December 2018

Në aksdent i rëndë ka ndodhur në mesnatën e mbrëmshme ku si pasojë mbetën të vdekura dy femra.

Dy punonjëse të një banke, mbetën të vdekura mbrëmë si pasojë e një vetaksidenti me makinë. Dy persona të tjerë, janë duke luftuar për jetë në kujdesin intensiv.

Mëngjesin e hershëm të së shtunës një veturë humbi kontrollin duke dalë nga magjistralja dhe rezultoi me pasoja fatale pasi dy pasagjeret K.H. 31 vjeçare dhe L.S. 23 vjeçare humbën jetën.

Por si ndodhi është akoma e paqartë. Makina u largua nga vendi i ngjarjes por gjithçka tjetër është e freskët edhe 10 orë pas ndodhisë.

Xhama e njolla gjaku mbetën gjithë rrugën që ndoqi vetura.

E në skenë mbetën edhe veshmbathje.

Katër të vetëaksidentuarit ishin kolegë pune që po ktheheshin nga një ndej e fundvitit që ishte organizuar nga kompania.

Në emergjencë thonë se dy të lënduarit tjerë janë në gjendje shumë kritike.

Komento: