Nëse plotësohet ky kusht, Kessie transferohet në Monaco

11:20 | 27 Gusht 2019

Monaco nuk e ka humbur shpresën për të nënshkruar me Franck Kessie.

Kjo ka bërë që klubi francez t’i rifillojë kontaktet me AC Milan.

Megjithatë, edhe pse kuqezinjtë janë të hapur për shitje, marrëveshja është e ndërlikuar për shkak të lojtarit, përcjell ORAinfo.

Për tu larguar nga San Siro, mesfushori ka kërkuar një pagë vjetore prej 4.5 milionë euro.

Pala franceze e konsideron kjo shumë e kërkuar është e lartë dhe nuk është e gatshme të paguaj.

Mbetet të shihet nëse lojtari do t’i ulë kërkesat dhe t’i bashkohet Monacos. /ORAinfo/

Komento: