Conte i ndodh një problem me tifozët e Juventusit, përderisa festonte me tifozët e Interit

15:22 | 27 Gusht 2019

Conte feston me Interin, i ndodh një problem me tifozët e Juventusit.

Tifozët e Juventusit janë shumë të hidhëruar me Antonio Conten.

Antonio Conte ka festuar fitoren e parë si trajner i Interit duke mposhtur Leccen me rezultat 4:0 në xhiron e parë të sezonit të ri në Serie A.

Por, pamjet e festës së tij me “Nerazzurrët” nuk janë pritur mirë nga tifozët e ish skuadrës së tij, Juventus.

Mediat italiane raportojnë se tifozë të Juventusit të pakënaqur me vendimin e ish kapitenit dhe trajnerit të tyre për kalim tek Inter e kanë akuzuar atë për “tradhti”, transmeton lajmi net.

Për më tepër, disa prej tyre kanë filluar të kërkojnë nga klubi ta largojë yllin me emrin e tij që qëndron rreth Allianz Stadium dhe ta zëvendësojnë me ish mesfushorin, Claudio Marchisio.

Komento: