Merret vendimi i fundit për Neymarin

15:48 | 27 Gusht 2019

Real Madrid apo Barcelona, ky është vendimi i fundit nga Neymar.

Neymar nuk ka dyshime se ku dëshiron të luajë në sezonin e ri.

Neymar është emri më i përfolur i javës së fundit të afatit kalimtar të verës.

Ylli brazilian ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain derisa kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona.

Por, sipas mediave spanjolle, Neymar nuk ka dyshime në lidhje me klubin ku dëshiron të luajë në edicionin e ri, transmeton lajmi net.

Neymar ka njoftuar klubin francez se dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid e së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i mundshëm i Juventusit, Neymar dëshiron transferimin te skuadra nga Camp Nou.

Komento: