Një grua si Andrra, me dedikim emocional për Sinanin në përvjetorin e martesës

16:11 | 27 Gusht 2019

Përvjetori i katërt i martesës – Andrra me dedikim emocional për Sinanin.

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha, tashmë është i martuar me bukuroshen Andrra Destani.

Çifti sot (e martë), festojnë katër vjetorin e martesës dhe me këtë rast një urim i zeshkanes ndaj artistit të njohur nuk ka munguar.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente të rëndësishme, fotografi këto të realizuara në ceremoninë e tyre.

“Nëse e di çfarë është dashuria, është falë teje. Urime katër vjetorin”, ka shkruar Andrra krahas imazheve.
Të njëjtit gëzojnë një jetë tejet të lumtur dhe janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Ansi.

Nga ana tjetër, Sinani vazhdon të jetë aktiv me projekte e koncerte të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Komento: