
Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet se dëshiron të kthehet në Francë pasi ai e di se ditët e tij si menaxher i Realit janë të numëruara.
Redaktori i AS, Manuel Esteban ka bërë një postim në lidhje me situatën e ish-lojtarit të Juventusit dhe ai beson se Zidane ka pranuar që ai nuk do të zgjasë shumë gjatë me Los Blancos, përcell ORAinfo.
Esteban gjithashtu pretendon se Zidane ka filluar përpjekjet për t’u rikthyer në Francë dhe për të menaxhuar një klub francez – diçka që është një ëndërr për të.
Ai ka shpresë që Paris Saint-Germain ta bëjë atë menaxherin e tyre të radhës pas Thomas Tuchel. /ORAinfo/
