Boban niset drejt Spanjës, po arrihet marrëveshja me yllin e madh

22:08 | 27 Gusht 2019

Bobban po e sjellë yllin e madh në San Siro.

Angel Correa pritet të jetë lojtari më i ri i Milanit. Në Spanjë shprehen të sigurt se telenovela është drejt fundit me klubin madrilen që ka pranuar ofertën e kuqezinjëve.

Boban është nisur drejt Spanjës për të mbyllur trativën dhe Atletiko Madrid do të përfitojë 40 milionë euro nga kartonin i tij.

Në këtë mënyrë, skuadra e Simones është pranë mbylljes së marrëveshjes me Rodrigon e Valencias që do të jetë zëvendësuesi i Correas.

Tashmë duhet edhe pak kohë, por Correa dhe Milani duket se janë të destinuar të jenë bashkë.

Komento: