U KRY! Këtë fanellë do ta vesh Eriksen

23:48 | 27 Gusht 2019

Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen tani duket i sigurt se do të mbetet me klubin pavarësisht se pranoi hapur ëndrrën e tij për një transferim te Real Madrid ose Barcelona.

Daily Mail raporton se shpresat e Danezit kanë rënë kur ofertat nga ndonjë prej gjigantëve spanjollë nuk kanë arritur të materializohen dhe tani duket se nuk ka gjasa të ndodhin përpara se të mbyllet dritarja evropiane e transferimeve të hënën e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Eriksen, 27 vjeç, është në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham dhe mund të largohet për asgjë në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: