
Për çka japin besën Shkurta e Hajrushi para Gresës?
Tash e gati 50 vite, e madhje e këngës shqipe Shkurte Fejza i solli publikut vlera përmes këngëve të saj.
E po vazhdon edhe sot të jetë në krye të listes, si këngëtarja me suksesin më të madh, shkruan Kosovarja.
Me kalimin e kohës e viteve Shkurta ka ndryshuar edhe sa i përket pamjes fizike, por duke u rinuar secilën herë e më tepër.
Ndërkohë që në të kaluarën jemi mësuar të shohim këngëtaren me veshje tradicionale e kombëtare, viteve të fundit ajo ka ndryshuar stilin, duke ardhur çdo herë e më bukur, shkruan Kosovarja.
Ama gjithmonë vjen në kornizat e normales, pa e tepruar ose ekzagjeruar me veshje.
Përveç këtyre, kengëtarja gëzon një jetë të lumtur familjare si bashkëshorte dhe nënë e mirë e 4 fëmijëve të saj.
Si familje ata dalin shpesh për të kaluar një ditë apo vikend, krahas angazhimeve në karrierë.
E sonte Shkurta me bashkëshortin shihen me vajzën e tyre Gresën.
Dihet se çifti kanë raporte të lakmueshme mes vete, e sonte me shtrengimin e duarve sikur i japin besën Gresës se kështu do të qëndrojnë gjithmonë, me këtë harmoni, madje edhe kur të bëhen gjyshër.

