Vesa Luma publikon imazhe nga fëmijëria, ja si dukej

09:36 | 28 Gusht 2019

Vesa Luma publikon imazhe të rralla nga fëmijëria, kujton me nostalgji periudhën më të bukur të jetës.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria, teksa së fundmi vendosi të hapë arkivat.

Vesa në postimet e fundit ka kujtuar dukjen e saj në fëmijëri, të cilën e kujton me nostalgji si një prej periudhave më të bukura të jetës.

Qysh se e vogël, Vesa është marrë me muzikë dhe edhe në atë moshë, ajo ishte pjesë e festivaleve të ndryshme muzikore për fëmijë.

Duke kujtuar me mall çdo fotografi të fëmijërisë, këngëtarja tregoi për veshjet dhe dukjen e saj të lezetshme si fëmijë.

Vesa përndryshe u rrit përndryshe në një familje pesë anëtarëshe, me dy motrat dhe prindërit e saj.

Komento: