Almeda publikon foton më të ëmbël të djalit, një detaj qesharak merr gjithë vëmendjen

16:00 | 28 Gusht 2019

Ajo sot është një nënë e lumtur.

Ish-Missi Almeda Abazi është treguar goxha aktive në rrjete sociale pas ardhjes në jetë të djalit.

Ajo ka zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me publikun duke mos u kursyer në fotografi dhe copëza nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka postuar një fotografi të djalit të saj, Efehan me nënën.

Mirëpo, një detaj ka qenë ai që ka marrë vëmendjen duke shkaktuar të qeshura.

Gishti i mesëm i Efehan është dalluar nga të tjerët teksa kjo është nënvizuar nga motra e Almedës, Ilda, që foton e nipit e ka interpretuar si një dedikim ‘për të gjithë urryesit’.

Komento: