Zbulohet këngëtari që do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

18:32 | 28 Gusht 2019

Afrohet dasma e Bleros e Afronës, ky këngëtar do të këndojë.

Tashmë çifti Blero dhe Afrona kanë filluar të zbulojnë të gjitha detajet e dasmës së tyre. Dyshja kanë bërë të ditur se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator, në një nga resortet më luksoze të Shëngjinit.

Blero së fundmi, ka treguar edhe këngëtarin të cilin e ka përzgjedhur për t’i argëtuar dasmorët, duke ia besuar këtë detyrë një prej kolegëve më të dashur të tij.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Blero është shfaqur krah Sabri Fejzullahut, të cilin e ka falënderuar për këtë angazhim.

“Një takim i veçantë me të madhin Sabriano në vendin e veçantë ku do të mbahet dasma. madhësia jote nuk ka kufi, faleminderit që erdhe special për ta shikuar vendin ku do të mbajmë dasmën unë dhe Afrona Dika ti je inspirim dhe shembull për të gjithë, artist Sabri Fejzullahu”, kanë qenë fjalët e Bleros.

Komento: