Ky fakt vërteton kalimin e Neymar te Barcelona

20:45 | 29 Gusht 2019

Neymar drejt Barcelonës, PSG gjen zëvendësuesin e brazilianit.

2 shtatori po afron dhe ‘drama’ Neymar nuk po ndalet.

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR, gjatë gjithë afatit kalimtar është lidhur me një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se gjithçka është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Skuadra e PSG në anën tjetër po përgatitet për largimin e lojtarit, dhe tashmë po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Raportime nga ‘RAC 1’ bëjnë të ditur se drejtori sportiv i PSG, Leonardo, është duke punuar për transferimin e Paulo Dybala, transmeton lajmi.net.

PSG mund të përfitojë edhe shërbimet e Ousmane Dembele, pasi francezi mund të përfshihet në ofertë si pjesë këmbimi, pasi katalanët nuk kanë mundësi të paguajnë para të gatshme.

Komento: