Përfundoi “Kupa e Futbollit” shqiptar në Gjermani e organizuar nga MDIS

16:12 | 25 Qershor 2019

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike edhe ketë vit organizoi Kupen e Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Organizimi u bë në bashkëpunim me Federaten e Futbollit Shqiptar ne Gjermani dhe Fc. Kastrioti Stukenbrock.

Në këtë aktivitet morën pjesë 11 ekipe futbollit shqiptarë që veprojnë në Gjermani.

Në emër të ministrit të Diasporës z.Dardan Gashit, pjesëmarrësit i ka përshëndetur zëvendësministri Isni Kilaj.

Në këtë organizim morën pjesë edhe Fatmire Musliu, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Frankfurt, Agim Ademi president i FFK-së, Fidan Ibrahimi konsull në Gjermani, Elis Badalli dhe Afrim Deliu nga MDIS-i, dhe shumë personalitete të tjera.

Në këtë vit kampion i kupës së futbollit shqiptar për Gjermani u shpall klubi “FC.KOSOVA MUNHEN” nga Mynheni .

Aktiviteti u zhvillua me 22 dhe 23 Qershor 2019 në Stukenbrock – Gjermani.

Komento: