
Zidane duket se e do me ҫdo kusht Pogban.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, duket se nuk është dorëzuar akoma për transferimin e Paul Pogba.
Në fillimin e merkatos së verës, Pogba ishte një nga synimet kryesore të Real Madrid, pasi skuadra kishte dhe ka akoma nevojë për përmirësime në fazën e mesfushës.
Francezi tashmë ka filluar sezonin e ri me skuadrën e Manchester United, por kjo gjë duket se nuk ka mbytur shpresat e Zidane për të nënshkruar me lojtarin.
‘AS’ shkruan se trajneri i ‘Los Blancos’ ka akoma shpresa se skuadra do të jenë të gatshëm të arrijnë marrëveshje me Pogba, gjatë kësaj vere.
Skuadrat e Premierligës nuk kanë të drejtë të blejnë më lojtarë. Ky fakt vështirëson shumë punët për Real Madrid, pasi United nuk ka mundësi të zëvendësojë Pogban.