Reali po bën një transferim ‘bombë’.
Mesfushori Bruno Fernandez dukej afër transferimit te Manchester United gjatë këtij afati kalimtar.
Ky transferim po shkon drejt dështimit, pasi në garë ka hyrë Real Madrid, që madje thuhet se ka siguruar shërbimet e 24 vjeçarit.
Kështu ka deklaruar drejtori sportiv i Fiorentinës, Danielle Prade, gjatë prezantimit të Dalbertit.
Fiorentina po ashtu ka qenë e lidhur me yllin e Sporting, Rafinha, por ky i fundit është tërhequr nga tregu i transferimeve, shkaku i largimit të Fernandes te Real Madrid.
“Nuk ka asgjë nga Rafinha sepse ai duhej të tërhiqej nga tregu i transferimeve sepse Bruno Fernandez shkon te Real Madrid për 70 milionë euro”, ka deklaruar Prade.