
Ylli i Arsenalit ka kaluar në La Liga.
Nacho Monreal i është bashkuar Real Sociedadit.
Mbrojtësi spanjoll është larguar nga Arsenal, për t’u rikthyer në La Liga.
Arsenal dhe Real Sociedad kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes në faqet zyrtare të tyre.
33 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Real Sociedadin.
Kujtojmë se Monreal gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Osasunas dhe Mallorca.