
Zbulohen fakte interesante nga Bruno Ferndandes.
Bruno Fernandes ka zbuluar se ai kishte pranuar të bashkohej me Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës, por që Sporting bllokoi këtë transferim, përcjell ORAinfo.

Mesfushori 24-vjeçar pretendon se ai kishte rënë dakord me një marrëveshje me Spurs, por ata nuk ishin të gatshëm të paguanin çmimin prej 70 milion eurosh (64 milion / 77 milion dollarë), të vendosur atij nga klubi portugez./ORAinfo/